12:47 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Messi zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi është zgjedhur lojtari i javës në Ligën e Kampionëve nga UEFA, pas performancës së mrekullueshme kundër Tottenham.

Argjentinasi arriti të shënoj dy gola dhe të ishte i përfshirë në golat e Coutinhos dhe Rakitic, transmeton Indeksonline.

Përveç Messit të nominuar për këtë çmim ishin Dybala, Dzeko dhe Neymar./Indeksonline/