09:06 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Meta: Ndryshimi i kufijve hap “Kutinë e Pandorës” në Ballkan

Nga Qendra e Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta paralajmëroi se propozimi për ndryshim të kufijve në Ballkan përbën çelësin për hapjen e “kutisë së Pandorës”.

“Propozimi më i fundit për të hapur një debat të ri mbi atë çfarë do të përbënte një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kohë e çuar dëm, në kuptimin më të mirë të fjalës, si dhe do të përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj”, tha Presidenti meta në fjalën e tij, si i ftuar nderi.

Meta tha se hapja e një debati të tillë në një kohë kur po valëviten lart flamuj të kuq paralajmërues nga SHBA-ja dhe BE-ja rreth përfshirjes së aktorëve të tretë, të cilët përpiqen të nëpërkëmbin stabilitetin dhe sigurinë në rajon, e bëjnë atë edhe më alarmues.

“Kujtë nuk janë çështje përkuzimi dhe shënimi të hartës; për ta bërë atë gjë do të mjaftonte thjesht një kompjuter. Kjo çështje ka të bëjë me popujt dhe jetën e tyre të përditshme, me pronën e tyre, historinë e tyre, kujtimet e së kaluarës dhe varret e të parëve të tyre si dhe me krenarinë e tyre. Marrëveshjet që ndryshojnë kurin nuk janë çështje e përkuzimit të tyre; ato janë një çështje e zbatimit të tyre”, tha Meta.

Kreu i shtetit të Shqipërisë, foli edhe për referendumin në Maqedoni për marrëveshjen e emrit me Greqinë.

“Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi duke na rikujtuar se edhe marrëveshjet më të mira të mundshme e me mbështetje të qartë dhe të gjerë ndërkombëtare, nuk janë edhe aq të lehta për t’u zbatuar në një kontekst të ndërlikuar. Shpresoj se edhe kjo marrëveshje do të gjejë rrugën e saj në Parlamentin maqedonas dhe do t’i hapë Maqedonisë dyert për në NATO dhe BE.”/tvklan.al