10:45 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

MI-ja këshillon mërgimtarët: Kujdes kur rezervoni bileta aeroplani! (Video)

Shumë mërgimtarë gjatë verës së kaluar kishin renë pre e mashtrimeve nga agjensione të ndryshme duke u shitur bileta aeroplani për në Kosovë që asnjëherë nuk munden t’i shfrytëzonin.

E vetmja përgjigje që mërgimtarët pranonin ishte e-maili me tekst se nuk mund të udhëtoni pasi aviokompania ka falimentuar.

E që kjo situatë të mos përsëritet edhe këtë verë, Ministria e Infrastrukturës ka lansuar fushatën vetëdijësuese për mërgimtarët, e cila thërret për kujdes.

MI-ja ka realizuar një video-animacion për të këshilluar të gjithë mërgimtarët që udhëtojnë për në Kosovë të kenë kujdes kur rezervojnë biletat e tyre të udhëtimit.

Para se gjithash MI-ja i fton mërgimtaret që në rast që kanë ndonjë dyshim të lajmërojnë Qendrën për Mbrojtjen  e Konsumatorit.

Më poshtë keni videon në fjalë: