14:30 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Michy Batshuyi me skuadër të re

U huazua në Valencia për të luajtur më shumë minuta por nuk arriti as atje ta bindë trajnerin e tij. Kështu atij i’u ndërpre huazimi dhe u rikthye tek klubi amë, Chelsea.

Por, sot, Michy Batshuayi duket se ka gjetur skuadrën e tij të re. Bëhet fjalë për skuadrën e AS Monaco, e cila ka trajner legjendën franceze Thierry Henry, trajner ky i cili ka pasur nën urdhëra belgun sa ishte asistent i Kombëtares së Belgjikës.

Michy Batshuyai do të huazohet në AS Monaco për 6 muaj. Chelsea nuk ka lejuar që në kontratë të vihet mundëisa e blerjes së kartonit të belgut në fund të sezonit./Indeksonline/