18:27 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Micky Mouse këtë muaj feston ditëlindjen e 90-të

Micky Mouse, ndër personazhet e animuara  më të dashura për fëmijë, në muajin nëntor, saktësisht me 18 nëntor feston ditëlindjen e 90-të të tij.

Në këtë vit jubilar të tij “Shangahi Disney” vetëm se ka filluar përgatitjet për ta festuar ditëlindjen e Mickyt, transmeton Indeksonline.

Ngjarja për ditëlindjen e tij do të quhet “Ahengu më i madh në botë i Minjve” . Në këtë ngjarje do të ketë foto të ndryshme të personazhit, një torte speciale e shumë gjëra të tjera.

Për herë të parë Micky Mouse u shfaqë në New York me 18 nëntor të vitit 1928. Që nga ajo kohë ai ka qenë ndër personazhet më të njohura të animacionit. /Indeksonline/