13:36 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mignolet starton kundër Chelseat, çfarë për Shaqirin?

Trajneri Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Simon Mignolet do të startojë në ndeshjen e parë të këtij sezoni nesër në Carabao Cup ndaj Chelseat.

E ardhmja e portierit belg ka qenë në dyshim kohëve të fundit dhe ai e humbi vendin e titullarit edhe para ardhjes së Karius drejt Besiktasit.

Mignolet mbeti në Liverpool dhe u bë zgjedhja dytë për portën, transmeton IndeksOnline.

Dhe ndaj Chelseat në Carabao Cup, Klopp ka konfirmuar se Mignolet do të startojë nga minuta e parë.

Image result for klopp mignolet

”Mignolet ka qenë brilliant. Ai mund të largohej për më shumë minutazh, por ne nuk e lejuam këtë”.

”Që nga atëherë, ai ka qenë brilliant, stërvitet mjaft mirë dhe meriton të startojë ndaj Chelseat. Jam i lumtur për të”, u shpreh Klopp.

Por, ai refuzoi të zbulojë ndonjë ndryshim tjetër që mund ta bëjë për ndeshjen.

”Për pjesën tjetër, ju duhet të prisni. Ne do ta kemi një skuadër të mirë dhe me të vërtetë dua ta shohë skuadrën duke luajtur futboll të mirë”.

Image result for shaqiri

”Nuk do të jenë 11 ndryshime dhe jam i sigurtë për këtë”./IndeksOnine/