18:42 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Mikrovalët lirojnë CO2 njejtë sa afër 7 milionë makina

Ka një kohë që BE ka drejtuar gishtin tek makinat për emetimet e dioksidit të karbonit, e që ky faktor luan një rol të madh në ndryshimet klimatike.

Por, një raport i ri tregon se furrat me mikrovalë gjithashtu ndikojnë seriozisht në nivelet e CO2, transmeton IndeksOnline.

Një studim i Universitetit të Manchesterdit analizoi emetimet e dioksidit të karbonit të prodhuar nga mikrovalët gjatë ndërtimit të tyre, përdorimit dhe gjatë gjithë procesit deri në hedhjen e mbeturinave.

Ajo që ata zbuluan është se, vetëm në vendet Bashkimit Europian, furrat me mikrovalë lëshojnë aq dioksid karboni sa gati 7 milionë makina, raporton The Guardian.

Për më tepër, emetimet e 19 mikrovalëve të përdorura gjatë një viti janë të njejta me ato të një makine. Mendohet se deri në fund të dekadës, shitjet vjetore të furrave me mikrovalë në vendet Bashkimin Evropian pritet të arrijnë në 135 milionë.

“Përpjekjet për të reduktuar konsumin duhet të fokusohen në përmirësimin e ndërgjegjësimit dhe sjelljes së konsumatorëve për përdorimin e aparateve në mënyrë më efikase. Për shembull, konsumi i energjisë elektrike nga mikrovalët mund të reduktohet duke përshtatur kohën e gatimit me llojin e ushqimit”, thonë autorët e raportit. /IndeksOnline/