11:20 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka kritikon ashpër Lumir Abdixhikun (Video)

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milazim Zeka ka shprehur kritika në drejtim të deputetit të LDK-së, Lumir Abixhikut.

Zeka ka thënë se vet ai është që të bëhen publike çdo harxhim nga buxheti.

Ndërsa, është shprehur pro formimit të një komisioni që do t’i hetojë fondin e 3% e të gjitha marrëveshjet.

“Pse veç kritikoni, a dini me livdu. Pse nuk e livdoni Bedri Hamzen që ka thënë rezervat po hargjohen” është shprehur Zeka.

“Të nderuar qytetar arsyeja pse dola kështu është pikërisht fjalimi i Lumir Abdixhikut. Akuzat që u bënë në emër të qeverisë nuk qëndrojnë asnjë duke filluar prej kontratës së Thaçit me Geoffrey Nice. Kjo kontratë nuk u bë në emër të Qeverisë, ka qenë në mandatin e LDK-së dhe PDK-së. Në qoftë se Hoti posedon ndonjë kontonumër që pagesat janë bërë përmes thesarit, le të del në foltore dhe të argumenton që pagesat janë bërë në emër të Qeverisë dhe atëherë unë do të kërkoj falje. Por kjo nuk qendron. Sa i përket komisionit hetimor që po dëshiron LDK të formojë. Nisma e mbështetë 100 për qind. Por, t’i hetojmë të gjitha, të hetojmë edhe 3 për qindshin, të hetojmë edhe fondin vendlindja thërret, të hetojmë si Rinvesti atë kohë i ka vjedh dhe i ka keqpërdor 1.8 milion euro të anglezëve që janë dhënë për planin zhvillimor të qeverisë. Pse faturën qeverisë së kaluar me marr qeveria tash. Unë vet jam ai që kam thënë që të bëhen transparente të gjitha shpenzimet edhe të 10 vjetorit të pavarësisë, edhe për përvjetorin e Sken derebeut edhe për epopen e UÇK-së. Pse jeni msu veç me kritiku e jo me livdu. Pse nuk e livdoni Bedri Hamzen” ka thënë Zeka./Indeksonline/

Temat: