16:48 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Milan do ta mbaj Bakayokon por do t’ia ul çmimin

Tiemoue Bakayoko ka hyrë në zemrat e tifozëve të Milanit pas paraqitjes së mirë kohët e fundit.

Fillimisht paraqitjet e tij nuk ishin inpresive sa që Maldini mendonte të ndërpres huazimin por më pas ai shpërtheu.

Milani ka të drejtë ta blejë atë për 35 milionë euro në fund të sezonit dhe janë të bindur se do ta bëjnë atë.

Megjithatë, rosonerët do të mundohen sadopak të ulin çmimin e Bakayoko.

Gjithashtu ata do të përgatisin një pagë rreth 4 milionë euro për mesfushorin. /IndeksOnline/