19:16 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Milan ka gati “bombën” e janarit, kërkon yllin e Tottenham

Ac Milan është gati të nisë një ofertë ambicioze për të nënshkruar me Mousa Dembele nga Tottenham, sipas raporteve në Itali.

Belgu ka qenë i rregullt në klubin londinez që kur u bashkua nga Fulham në vitin 2013, shkruan indeksonline.

Megjithatë, një dëmtim i vazhdueshëm i kyçit të këmbës e ka parë të bëjë vetëm 11 paraqitje në Premier League deri më tani këtë sezon.

Dhe Corriere dello Sport raporton se kuqezinjtë janë të bindur se mund ta provojnë transferimin e Dembele në San Siro në janar.

Gennaro Gattuso është i interesuar për të sjellë në një mesfushor të ri qendror për të marrë ngarkesën nga Franck Kessie , i cili tashmë ka luajtur më shumë minuta këtë sezon se gjithë sezonin e mëparshme në Atalanta. /IndeksOnline/

Temat: