14:37 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Milan pa trajner e zëvendës-trajner kundër Napolit, ja kush do ta drejtoj skuadrën

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, së bashku me zëvendësin e tij, Giacomo Murelli, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

Si pasojë e kësaj, Milani është pa trajner në ndeshjen kundër Napolit, transmeton Indeksonline.

Skuadrën e Milanit në këtë ndeshje, do ta udhëheqë asistenti i Piolit, Daniele Bonera.

Bonera është një ish-lojtar i Milanit dhe ka kohë që është pjesë e stafit teknik të Piolit./Indeksonline/