23:07 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milan pranë transferimit të mbrojtësit të Juventusit

Duke parë lëndimet e shpeshta dhe problemet në mbrojtje Milan është në kërkim të një mbrojtësi të ri.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, ekipi nga qyteti i modës është pranë mbylljes së marrëveshjes me mbrojtësin Medhi Benatia, transmeton Indeksonline.

Sipas “Mediaset”, Benatia do të largohet nga Juventus në drejtim të Milanos qysh në afatin e janarit.

Milano fillimisht pritet ta huazoj marokenin me mundësi blerjë gjatë verës së ardhshme për 15 milion euro.

Duke parë rikthimin e Bonuccit dhe aktivizimin e Ruganit, Benati është vetëm një tepricë tek mbrojtja e Juventusit. Prandaj largimi do të ishte zgjidhja më e duhur e tij./Indeksonline/