11:33 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Milan rikthen Montellan!?

Skuadra e Milanit po kalon në një sezon katastrofal përkundër milionave të shpenzuar.

Klubi italian ka gjasa ta shkarkoi trajnerin Genaro Gattuso për shkak të rezultateve të dobëta, e sidomos humbja e fundit kundër Atalantas, transmeton IndeksOnline.

Në mediat e huaja shkruhet se nëse klubi kuqezi shkarkon nga detyra ish-lojtarin milanez, atëherë në krye të detyrës do të rikthehet Vincenzo Montella!

Montella është ende nën kontratë, kështu gazetat italiane mendojnë se kthimi i tij do të ishte zgjidhja më e logjikshme./IndeksOnline/

Temat: