75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 14 Prill 2026 / G T

Milan s’e aktivizon klauzolën, Niclas Fullkrug do të largohet nga “kuqezinjtë”

Sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug, pritet që të largohet nga Milani në fund të sezonit aktual.

Klubi italian nuk do ta aktivizojë klauzolrën e blerjes së kartonit të plotë të futbollistit dhe do ta lë të lirë të rikthehet te West Ham Unitedi, shkruan Indeksonline

Fullkrug u huazua te Milani gjatë afatit të janarit, por nuk pati sukses te skuadra italiane.

Klauzola e lirimit ishte vetëm 5 milionë euro, por drejtuesit “kuqezi” kanë plane të tjera.

33-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në Serie-n A me fanellën e Milanit./Indeksonline/