22:42 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Milan vazhdon ëndrrën për Champions League

Milani ka fituar 2-1 kundër Bolognës në San Siro, në një ndeshje ku dy skuadrat përfunduan me nga 10 futbollistë.

Rosonerët kaluan në epërsi përmes golit të Susos në minutën e 37-të. Fabio Borini në minutën e 67-të dyfishoi epërsinë.

Por 5 minuta më vonë Matia Destro ngushtoi disavantazhin e Bolognës.

Mesfushori brazilian Lucas Paqueta la Milanin me 10 lojtarë në fushë pasi morri karton të kuq në minutën e 74-të.

Edhe Bologna e pësoi njejtë në minutën e fundit u përjashtua Nicola Sansone.

Milani me këtë fitore ngritet në vendin e 5-të me 59 pikë, 3 më pak se Atalanta që është në vendin e 4-të. /Indeksonline/