22:15 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Milan vazhdon kontratën me Saelemaekers

Skuadra e Milan ka vazhduar marrëveshjen me mesfushorin e talentuar, Alexis Saelemaekers, transmeton Indeksonline.

Kontrata e re do ta mbajë belgun në San Siro deri në vitin 2026, i cili erdhi në janar të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë ai është paraqitur në 64 ndeshje, duke shënuar 4 gola.