16:11 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milan zbulon listën për Europa League, mungon më i miri

Milani do të luaj kundër Real Betis në ndeshjen e xhiros së katërt të Europa League.

Trajneri Genaro Gattuso ka zbuluar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Në mesin e 19 të ftuarve vërehet mungesa e sulmuesit, Gonzalo Higuain.

Argjentinasi pësoi një lëndim në ndeshjen e fundjavës kundër Udineses.

Higuain pritet të jetë i gatshëm për derbin kundër Juventusit të dielën. /IndeksOnline/

 

Temat: