11:14 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Milani arrin marrëveshje me Pepe Reina

Milani ka filluar të mendoj për merkaton e verës, shkruan indeksonline.

Mundësia që Donaruma të largohet është e madhe sidomos nëse rosonerët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Sipas Calciomercato, Massimiliano Mirabelli ka gjetur një marrëveshje të plotë me Pepe Reina, që i skadon kontrata në fund të sezonit.

Nënshkrimi i kontratës së re mund të arrijë në fund të marsit dhe fillimit të prillit.

Në ditët e ardhshme Milan do të kontaktoj Napolin për ta paralajmëruar atë rreth situatës në lidhje me portierin spanjoll.

Ndërkohë, pas fitores së Rossonerëve në Kupën Italiane kundër Lazios, vetë Reina i ka dhënë “like”  postimeve të Donnarumma dhe Borini, duke u ngazëllyer në Twitter për fitoren përfundimtare. /IndeksOnline/