22:53 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milani barazon në ”Benito Villamarin”, rrezikon kualifikimin

Në kuadër të ndeshjes së katërt të fazës së grupeve në Europa League, Real Betisi ka qenë sonte nikoqir i Milanit.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Benito Villamarin”, Milani ka barazuar me Betisin sonte.

Skuadra e Gennaro Gattussos e ka rrezikuar kualfiikimin tutje duke barazuar, 1-1 me spanjollët, transmeton IndeksOnline.

Ndeshjen më e mirë e filluan vendasit, të cilët shënuan përmes Giovani Lo Celso në minutën e 12-të.

Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 62-të, Suso barazoi shifrat në 1-1 dhe për rezultatin final të takimit.

Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, Milani bie në vendin e tretë, ndërsa Betisi mbetet në vendine parë me 8 pikë. E gjithë kjo pas fitores së Olympiacosit, 5-1 ndaj Dudelanges./IndeksOnline/