20:25 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Milani brenda muajit fillon “sulmin” për Deulofeun

Gerard Deulofeu ka mbetur në zemrat e Milanit që kur ishte i huazuar në vitin 2007 para të largohej drejtë Barcelonës.

Leonardo brenda një muaji do të filloj sulmin për të rikthyer 25 vjeçarin në “San Siro”, shkruan Indeksonline.

Deri në 20 prill, Milan do të ketë një ide më të qartë se cili do të jetë fati i tyre për në Ligën e Kampionëve, pasi përballet me Sampdorian, Udinesen, Juventusin, Lazion dhe Parman.

Deulofeu ka një kontratë që përfundon në vitin 2023, por tashmë e ka bërë të njohur për klubin se ka ndërmend të ndryshojë ambient.

Pengesa kryesore përfaqësohet nga çmimi 30 milionë euro, vullneti i Deulofeut mund të lehtësojë marrëveshjen. /IndeksOnline/