Milani dërgon Veronën në Serie B dhe parakalon Atalantën
Milani vijon betejën për të siguruar një vend në Europa League nëpërmjet kampionatit, teksa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi. Kuqezinjtë e Gattusos mposhtën me rezultatin e pastër 4-1 Veronën, duke e dërguar këtë të fundit edhe matematikisht andej nga erdhi, në Serinë B.
Milani zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11’ me anë të turkut Hakan Calhanoglu, ndërsa Patrick Cutrone dyfishoi shifrat në të 32-ën. Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë gjetën dy herë rrugën e rrjetës me anë të Abattes dhe Borinit, ndërsa për Veronën shënoi një gol mjaft të bukur fantazisti Lee.
Me këtë fitore Milani parakalon Atalantën dhe merr vendin e 6, me dy pikë më tepër se zikaltrit e Gasperinit, që do të luajnë nesër në transfertën ndaj Lazios, në ‘Olimpico’. /IndeksOnline/