18:55 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Milani dy “goditje” për një ditë

Është arritur marrëveshja në çdo pikë dhe 48 orë para ndeshjes së parë të kampionatit, AC Milan do të prezantojë dy blerje të tjera, që e mbyllin me tetë përforcime merkaton për ekipin kuqezi.

Diego Laxalt do të vijë nga Genoa, i këmbyer me Gianluca Lapadula. Uruguajni mëngjarash vjen nga një botëror shumë i mirë me përfaqësuesen e tij.

Përforcimi i dytë do të jetë Samu Castillejo, spanjolli që do të vijë nga Villarreal, i shkëmbyer me Carlos Bacca, i cili nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit, pikërisht për të shkuar te “nëndetësja e verdhë”.

Laxalt dhe Castillejo do të prezantohen pasi të kenë kaluar vizitat mjekësore në klinikën e Milanos La Madonnina”.

Temat: