17:51 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Milani e “mashtroi” Juven, e detyron të paguaj një pjesë të pagës për Higuain

Juventus e ka lejuar Gonzalo Higuain për t’iu bashkuar me Milanit në një marrëveshje të huazimit me të drejtë të blerjes.

Sulmuesi argjentinas nuk ka dëshiruar të largohet nga Zonja e Vjetër përfundimisht, por ardhja e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në Juventus e ka detyruar Allegrin ta largoj nga klubi.

Argjentinasi ka nënshkruar me Ac Milanin dhe do të fitoj një pagë prej 9 milionë euro në sezon.

Sipas Calciomercato, Juventusi do të paguaj një pjesë të rrogës së tij , shumë e cila është prej 1.5 milionë euro ose rreth 4.5 milionë në tre sezone.

Kujtojmë se Higuain kaloi te Milani pas një marrëveshje të madhe ku u përfshinë tre futbollist. /IndeksOnline/