20:59 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Milani ”gjunjëzoi” grekët për vetëm nëntë minuta

Milani ka bërë një rikthim spektakular ndaj Olympiacosit në ”San Siro”.

”Rossonerët” kanë arritur ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë në Europa League, kësaj radhe duke mposhtur grekët me rezultat, 3-1.

Në epërsi të parët kaluan mysafirët me golin e Guerreros në minutën e 14-t të takimit, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Milani shënoi tre gola përmes Patrick Cutrone (’70,’79) dhe Gonzalo Higuain (’76).

Me këtë fitore, Milani është i vetëm në krye të tabelës me gjashtë pikë, ndërsa Olympiacosi mbetet në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Nga ana tjetër, Real Betisi ”shkatërroi” Dudelangen me rezultat, 3-0 në ”Benito Villamarin”.

Fitorja e sontme e spanjollëve i renditë në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Dudelange mbetet e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/