19:56 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Milani i Gatusos jep shpresë, fiton derbin e Serie A (Video)

Milani është fitues i derbit të javës së 22-të të Serie A, shkruan indeksonline.

Rosonerët kanë mposhtur Lazion me rezultat 2-1.

Golat për Milanin i shënuan Patrick Cutrone në minutën e 15-të dhe Giacomo Bonaventura në minutën e 44-të.

Golin e vetëm për Lazion e shënoi Adam Marusic në minutën e 20-të.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në pozitën e shtatë me 34 pikë ndërsa Lazio mbetet e treat me 46 pikë. /IndeksOnline/

Temat: