21:26 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Milani ka krijuar një “task forcë” anti racizëm për ndeshjen kundër Interit

AC Milan ka krijuar një task forcë anti racizëm për të punuar gjatë ndeshjes kundër Interit dhe po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku ishte njëri nga lojtarët që ishte në fokus të thirrjeve raciste, andaj për t’i ndaluar këto thirrje e veprime të tjera raciste AC Milan ka menduar ta krijojë këtë task forcë.

Drejtues të Milanit thanë: AC Milan do të marrë një pozicion udhëheqës për këtë çështje, duke promovuar vlerat themelore njerëzore që janë të rëndësishme për të gjithë ne. Futbolli ofron një shembull të fuqishëm të forcës së unitetit dhe punës ekipore.

Diversiteti, përfshirja dhe toleranca rrisin forcën e ekipit, klubit dhe shoqërisë në tërësi. Ne besojmë se kemi një detyrim moral të bëjmë gjithçka mund për të adresuar këtë çështje.

Ndeshja do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 20:45./Indeksonline/.