20:39 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Milani ka të ardhme të ndritur, vendos rekord

Milani ishte duke shkuar shumë mirë deri në derbi kur u mposht nga Interi duke ndalur serinë e pesë fitoreve radhazi.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso ka një të ardhme të ndritur përpara, shkruan Indeksonline.

Sipas statistikave, në pesë kampionatet evropiane (Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë), rosonerët kanë skuadrën më të re në moshë.

Formacioni në ndeshjen kundër Interit kishte një mesatare prej 24 vjeç e 88 ditë.

Kujtojmë se drejtuesit e Milanit refuzuan rikthimin e Ibrahimovic dhe nënshkrimin me Fabregas vetëm se dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër të re. /IndeksOnline/