21:58 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Milani kërkon kampionin e Botës

Milan është duke punuar për t’i vënë në dispozicion trajnerit Marco Giampaolo një skuadër cilësore për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë duan të ndërtojnë një ekip me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë.

Për sa i takon kategorisë së dytë, emri i fundit në listën e milanezëve duket se është ai i sulmuesit të Lyon, Nabil Fekir, kampion bote me Francën ne Botërorin e zhvilluar në rusi në 2018-ën.

Sipas “France Football”, Milan ka vënë në shënjestër sulmuesin dhe është gati të shpenzojë 35-40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Në 39 ndeshjet e luajtur sezonin e kaluar me Lyon, Fekir ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 9 asiste.