23:33 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milani në finale, aty e pret Juventus

Milani ka kaluar në finale të Kupës së Italisë pasi ka mposhtur Lazion me penallti.

Ndeshja e rregullt përfundoi pa gola edhe pse kishte shumë raste të humbura nga të dyja skuadrat.

Edhe koha shtesë dy herë nga 15 minuta ishte e pamjaftueshme që njëra skuadër të siguroj biletën e finales.

Nga penalltitë, rosonerët ishin më të saktë ku shënuan 5 penallti, ndërsa Lazio shënoi katër.

Në finale që do të zhvillohet me 9 maj, Milani takohet me Juventusin që më herët ka eliminuar Atalantan. /IndeksOnline/

 

Temat: