75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 25 Maj 2026 / L A

Milani në kërkim të pasuesit të Allegrit, hedh sytë te trajneri i skuadrës angleze

Milani është futur në një krizë të madhe.

E gjithë kjo erdhi pasi që “Rossonerët”, nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve pas humbjes 1-2 nga Cagliari.

Për këtë morën vendim që të shkarkojnë tërë stafin drejtues, përfshirë Max Allegrin, Igli Taren, Giorgio Furlanin dhe Geoffrey Moncadan.

Flitet se Milani, tashmë ka gjetur zëvëndësuesin e Allegrit ku kanë hedhur sytë te spanjolli, Andoni Iraola i cili është i lirë pasi u largua nga Bournemouthi.

Iraola, shihet si një nga trajnerët e rinj më premtues pasi që arriti ta kualifikonte Bournemouthin në Ligën e Evropës./IndeksOnline/