13:08 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Milani refuzoi yllin e Chelseas, do ta transferonte me çmim “badihava”

Leonardo, drejtori sportiv i Milan-it, ka refuzuar të mërkurën propozimin që i është bërë nga Chelsea për një këmbim sulmuesish mes Higuain dhe Michy Batshuayi, sipas “La Gazzetta dello Sport”. Braziliani, i cili ka qëndruar në Itali të mërkurën, do të kishte preferuar të vazhdonte negociatat me Genoa-n për Kzrysztof Piatek.

E premtja do të jetë dita vendimtare për sulmuesin polak, i cili duket se ka pranuar ofertën e kuqezinjve. Mbetet për t’u arritur marrëveshja mes Genoa-s dhe milanezëve, por kuqeblutë nuk kanë ndërmend të pranojnë një huazim.

Ku do t’i marrë Milan-i paratë? Strategjia e kuqezinjve është e qartë. Operacioni “Piatek” do të sponsorizohet nga largimi i Gonzalo Higuain. Kuqezinjtë do të kursejnë 9 milionë euro (do t’i kthehen nga Juventus) që duhej të paguanin për huazimin e tij deri në fund të sezonit dhe 9 të tjerë nga rroga bruto e sulmuesit.

Leonardo, ndër të tjera, ka arritur marrëveshjen me Leipzig për shitjen e Hakan Calhanoglu. Klubi kuqezi do të arkëtojë 22 milionë euro nga ai gjerman dhe do të ketë 40 milionë euro në dispozicion për të bindur Genoa-n.

Gjithsesi, nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me Genoa-n e Preziosi-t, i cili ka refuzuar 40 milionë euro nga West Ham, Milan do të kthehet te sulmuesi belg i Chelsea-t. Kështu, Batshuayi mbetet plani B i Leonardo-s.