Milani rikthehet te fitorja, mposht Sassuolon
Milani ka mposhtur Sassuolon me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A.
Rosonerët shënuan fitoren e dytë këtë sezon në Serie A dhe të parën si mysafir.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Frank Kessie në minutën e 39-të të ndeshjes me një solo aksion.
Rezultatin e dyfishoi Susso me një supergol nga distanca në minutën e 50-të, shkruan indeksonline.
Për golin më të bukur dhe të tretin për Milanin u përkujdes Castillejo me një gjuajtje nga distanca në minutën e 60-të.
Golin e vetëm për Sassuolon e shënoi Djuricic në minutën e 68-të.
Golin e katërt për skuadrën e Gatusos e shënoi Susso në minutën e tretë shtesë duke u bërë autor i dy golave në ndeshje.
Sassuolo është në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë, ndërsa Milani në vendin e 10 me nëntë pikë.
Kjo ishte fitorja e parë e Milanit pas tri barazimeve dhe ndeshja e parë këtë sezon që shënojnë katër gola në një ndeshje. /IndeksOnline/