10:57 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Milani synon rikthimin e lavdisë me trajner gjerman, afër marrëveshja

Gjiganti italian, Milani, synon që të rikthehet edhe një herë tjetër triumfues si në Serien A, ashtu edhe në kompeticionet evropiane.

Gazeta gjermane “BILD” ka publikuar një artikull të bujshëm, ku ka zbuluar dhe disa prapaskena të klubit italian. Sipas raportimeve në dhjetor ka pasur një interes midis Milanit dhe trajnerit të Leipzig, Ralf Rangnick, ndërsa tashmë gjërat janë bërë më konkrete.

Edhe pse ende nuk ka një kontratë të firmosur, Ragnicku me shumë mundësi në sezonin që vjen do të kalojë në Serian A. 61- vjeçari do të jetë një nga njerëzit më në zë sezonin që vjen, teksa si objektiv ka rikthimin e Milanit të lavdishëm. /IndeksOnline/