22:58 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / C E

Milanin po e bëjnë kahre në Serie A, por në Evropë po tregon traditën që ka

Milani ka treguar zemrën evropiane sonte në San Siro.

Rosonerët kanë mposhtur Tottenhamin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Brahim Diaz në minutën e shtatë. Mesfushori i Milanit u gjend mjaftë mirë në një situatë të komplikuar në zonën e Tottenham.

Ndeshja e kthimit në Londër zhvillohet me 8 mars. /IndeksOnline/