23:29 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / V R

Miley Cyrus publikon albumin e shumëpritur ‘Plastic Hearts’

Fansat e Miley Cyrus kanë pritur albumin e saj Plastic Hearts për muaj me radhë dhe më në fund ai ka mbërritur!

Këngëtarja 28-vjeçare ka marr vlerësimet më të mira të karrierës së saj për albumin, i cili në thelb është letra e saj e dashurisë për skenën e punk rock.

Albumi përmban bashkëpunime me Dua Lipa dhe ikonat e punk rock Billy Idol dhe Joan Jett.

Miley ka thënë se albumi u formua nga divorci i saj me Liam Hemsworth, i cili u finalizua në fillim të vitit 2020, nga humbja e shtëpisë së saj në Malibu në zjarret e Kalifornisë dhe luftimet e saj me varësinë e lëndëve narkotike.

“Unë gjithashtu kam diçka që torturon artistin, ku jam pak duke kërkuar konflikte, sepse është krijuese,” i tha ajo për Apple Music. “Më pëlqen të ndjehem e trishtuar ndonjëherë. Dhe më pëlqen të ndihem e lumtur. Më pëlqen shumë të ndjej. Është frymëzuese për mua,” përfundoi ajo.

Albumin e plotë të Milye mund ta dëgjoni përmes Spotify ose duke e shkarkuar atë në iTunes./Indeksonline/