14:51 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

MINI ndryshon logon

Brendi i veturave MINI ka zbuluar një logo të re, e cila thotë se kombinon “një ndërgjegjësim mbi vlerat tradicionale” me “frymën e zhvillimit të orientuar drejt së ardhmes”.

Logoja e re e MINI do të jetë e dukshme në të gjithë linjat e modeleve që nga marsi 2018 e tutje, transmeton IndeksOnline.

Kompania nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike dizajnin, pasi morën logon e tanishme dhe e thjeshtuan atë në një version 2D, me emrin e tyre të shkruar me shkronja të mëdha në mes të një rrethi, të rrethuar nga krahë të ristilizuar.

Ky kombinin daton në vitet e hershme te Mini klasik dhe kombinon vlerat tradicionale të markës me epokën moderne, e cila filloi në nëntor të vitit 2000 nën pronësinë e BMW Group, atëherë kur MINI festoi premierën e saj publike.

Megjithëse kompania nuk e thotë këtë, flitet që logoja shënon një fillim të ri për kompaninë, ku “elektrifikimi” është fjala kyçe dhe zgjerimi i produktit strategjia e tyre kryesore.