12:56 / E Martë, 20 Shkurt 2018

Ministri Beqaj: Kosova vend atraktiv dhe me potencial për investitorët e huaj

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, po merr pjesë në “Forumin Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj”, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, me qëllim të fuqizimit të zhvillimit ekonomik në botë.

Ministri Beqaj si folës në panelin kryesor të këtij forumi ka folur me temën “Financimi  i Inovacionit përmes ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore. Në fjalën e tij ministri Beqaj ka theksuar përparësitë dhe potencialin e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga bizneset engjëj. “Kosova është vend atraktiv dhe me potencial të madh për investime nga investitorët e huaj”, tha ministri Beqaj.

Po ashtu Ministri prezantoi para të pranishmëve të arriturat dhe sukseset e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të biznesit dhe organizatave të ndryshme që kanë dhënë rezultate, duke ndikuar në zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë. Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në udhëheqje të Ministrisë së Inovacoonit dhe Ndërmarrësisë për mbështetje të ndërmarrësve të rinj dhe lehtësirave që do tu ofrohen inovatorëve në financimin dhe zhvillimin e ideve innovative.

“Forumi Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj“ po mbahet në Stamboll. Qëllimi i këtij Forumi vjetor është mobilizimi I sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore.

 

Temat: