13:54 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Berisha: FSK-së do t’i ndryshohet emri kur të ketë kushte të favorshme politike

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se në momentin që të krijohen kushtet e favorshme politike dhe vendimmarrëse, do të vazhdohet me procedimin e ndryshimeve kushtetuese për të ndryshuar edhe emri i FSK-së.

Berisha tha se me këtë projektligj parashihet që të ketë kompetenca të reja në mbrojtjen e territorit të Kosovës, e cila do të jetë e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit.“Është me rëndësi të theksohet se në momentin kur të krijohen kushtet e favorshme politike, vendimmarrëse ne do të vazhdojmë që edhe t’i procedojmë ndryshimet kushtetuese që të ndryshohet edhe emri i FSK-së“, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem MikollovciMikullovci pati një ankesë rreth numrit të ushtarëve, ku tha se duhet të ketë më shumë rezervistë. Atij i ka thënë Xhavit Haliti, dhashtë Zoti që mos të ketë nevojë për asnjë.