Ministri Bytyqi: Gëzuar Pashkët, për të gjithë besimtarët katolikë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Bytyqi me këtë rast ka uruar të gjithë këta besimtarë që gjatë kësaj feste të kenë shumë dashuri, paqe, harmoni dhe çdo të mirë në familjet e të gjithëve, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë!
Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve!
Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin! Gëzuar!./Indeksonline/