11:52 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ministri Bytyqi uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar nga Bashkësia Islame e Kosovës të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Bytyqi ka bërë me dije se bashkë me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, deputetin Haxhi Shala, dhe ministrat Skender Reçica e Endrit Shala kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës së Fitër Bajramit.

“Myftiun Tërnava dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij i uruam për këtë festë të shenjtë për të gjithë besimtarët islamë”, ka shkruar ndër të tjera ministri i Arsimit në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Bashkë me kryetarin Limaj, deputetin Shala dhe ministrat Reçica e Shala vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës se Fitër Bajramit.

Myftiun Tërnava dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij i uruam për këtë festë të shenjtë për të gjithë besimtarët islamë.

Festa e Fitër Bajramit është festë e mirëkuptimit dhe solidaritetit dhe uroj që në secilën familje të ketë sa më shumë mirëqenie, paqe e harmoni.

Urime veçanërisht të gjithë atyre të cilët agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit duke u lutur që t’u jetë pranuar agjërimi.