12:04 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / B O

Ministri Damka kërkon nga kryeministri Kurti që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me flamurin e Turqisë

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka shprehur solidaritetin e tij ndaj popullit turk në mbledhjen e sotme të Qeverisë pas tërmetit të rëndë në Turqi.

Ndër të tjera, Damka ka kërkuar edhe ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë me flamurin turk dhe miratimin e një shumë solidare për ndihmë ndaj popullit turk.

“Në emër timin dhe Komunitetit Turk në Republikën e Kosovës, u
shprëh ngushellimet më të thella per humbjën tragjike të jetëve
dhe familjarëve të viktimave të termetit. Me shpresë dhe lutje që
numri i vdekjeve te jetë sa ma i vogël dhe të ketë sherim sa më tëshpejtë për të lënduarit.Falenderoj qeverinë që ka miratuar vendimin për dërgimin e
Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes
së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmetit në Turqi. Unë si Ministër dhe si kryetar i Partisë jam në kontakt të
vazhdueshëm me kreret shtetëror të Republikës së Turqisë. Andaj
dua ti percjelli falenderimet e veqanta për ndihmën dhe solidarizimin që ka treguar Qeveria dhe populli Kosoves. Republika e Kosovës tashmë radhitët në mesin e 45 Shteteve të botës që po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Tashmë kemi marr iniciativë të përbashkët në fushatën e
ndihmave për Turqine ku pjesë e kësaj iniciative janë: organizatat
jo qeveritare, biznismenët dhe shoqatat. Kjo fushatë vetëm se ka
filluar të ket perkrahje te mëdha në të gjithe Republikën e
Kosovës. Shpresoj se në një kohë sa më shpejt të ket një fushatë ndihme
edhe në nivel të Kosovës nga Kryqi i Kuq. Në emër timin dhe Komunitetit Turk më lejoni të faleminderoj Presidenten dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës që ka mare vendim për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmetit në Turqi.
Falenderoj anëtaret e kabinetit që më kan telefonuar dhe treguar interesim rreth termetit në Republikën e Turqisë. Besoj qe Qeveria jonë do të vazhdojë ndihmën e saj me kapacitetet e saj që ka, për të qen pran popullit Turk. Dhe krejt në fundë dua të paraqes 2 kërkesa për solidarizimin me
popullin Turk.

  1. Qeveria jonë të miratojë një shumë për të solidarizu me
    popullin Turk.
  2. Objekti i qeverisë të ndricohët me ngjyrat e flamurit të shtetit
    Turk” ka thënë Damka në mbledhjen e Qeverisë./Indeksonline/

Mos i humb