18:25 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ministri Gashi në pikën kufitare në Merdare [Video]

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka vizituar sot pikën kufitare në Merdar.

Gashi po vëzhgon nga afër punët atje dhe sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave, duke pasur parasysh shtimin e fluksit të udhëtarëve që po kalojnë në këtë pikë kalimi kufitar gjatë sezonit veror.