75 Mall Live Search
23:23 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri i Ambientit deklarohet për problemin e ndotjes së ajrit, flet edhe për gjobat!

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Matoshi, ka thënë se problemi me ndotjen e ajrit nuk mund të zgjidhet për një ditë dhe se bëhet fjalë për një problem zgjidhja e të cilit do kohë.

Për televizionin publik ai ka thënë se edhe makinat, termocentralet dhe thëngjilli janë shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ai ka folur për Vendimin administrativ të hyrë në fuqi para një jave.

“Vendimi administrativ i gjobave ishte i domosdoshëm. Nuk e di saktë sa është numri i gjobave, por e di që mekanimzmat që e zbatojnë janë inspektorët e Ministrisë, Komunat dhe Policia. Në secilën komunë ku gjobiten qytetarët, ato mjete iu dedikohen komunave për ambinetin. Gjobat sillen nga 20 deri në 100 euro”, ka thënë Matoshi.

“Jemi në përgatitje të një projekti në vlerë 5 milionë euro për matjen e cilësisë së ajrit në tërë territorin”, ka thënë ai.