23:19 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri i Arsimit shkarkon anëtarët e MASHT-it në bordin e UP-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.

“Po, janë shkarkuar vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MASHT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga universiteti vendosin ata”, ka thënë ministri për kallxo.com.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij vendimi.