18:51 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministri i Arsimit takon ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot me Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Bytyqi me këtë rast ka treguar se me Stjernvall kanë  biseduar për mundësitë e thellimit të bashkimit në sektorin e arsimit, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Falënderova Ambasadoren Stjernvall për mbështetjen që Finlanda i ka bërë zhvillimit të arsimit në Kosovë, ku theksova se kontributi i Finlandës si vendi me arsimin më të përparuar në botë është i veçantë në aspektin e mbështetjes profesionale në zhvillimin e reformave të arsimit dhe hartimin e kurrikulës së re të Kosovës.

Me Ambasadoren Stjernvall bashkëbiseduam edhe për mundësinë e fillimit të një fushate në disa shkolla të Kosovës ku do të bashkëbisedohet me nxënës të klasave I dhe IX lidhur me rëndësinë e ruajtjes së ambientit, ku dhe do të ndaheshin pako materialesh nga praktikat finlandeze për këtë qëllim.

Rreth kësaj, e informova Ambasadoren, se MAShT ka angazhuar të gjitha institucionet arsimore në nivel vendi që ti bashkëngjiten fushatës për ruajtjen e ambientit, madje kam kërkuar nga mësimdhënësit që të flasin sa më shumë më nxënësit për këtë temë./Indeksonline/