18:28 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri i Financave nuk e respekton vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Burime të Indeksonline brenda Qeverisë kanë konfirmuar se vendimi nuk do të implementohet derisa ligjërisht nuk sqarohet ai.

Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes së konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është pjesërisht i kundërligjshëm.

Ndërsa dihet që ligjërisht i vetmi organ për të dhënë mendim për konflikt të interesit është Agjensioni Kundër Korrupsionit. Andaj deri sa me ndonjë akt tjetër nuk dëshmohet e kundërta opinionet e tyre mbesin në fuqi./Indeksonline/