15:40 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Ministri kosovar: Para disa vitesh kishte ekstradim të një personi, s’pati kurrfarë reagimesh!

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur rreth arrestimit të gjashtë gylenistëve më 29 mars në Kosovë.

Sipas tij, kishte më parë edhe raste të tjera pa vendim të gjykatës dhe janë ekstraduar nga territori i Kosovës.

“Ne si institucione të Kosovës nuk kemi mundësi të sigurojmë transport privat. Secili shtet e rregullon veç e veç . Baki Sadiku, 2013 është ekstradu në Sllovaki dhe pas këtij vendimi shteti sllovak na pati premtu se do ta njeh Kosovën, por nuk ndodhi dhe ra edhe qeveria atje. Ky rast ka ndodhë me një avion privat nga vendi jonë në Sllovaki, për veprat që i ka kry në atë vend”, është shprehur ai.

Temat: