15:35 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ministri Gashi ka një mesazh për qytetarët para ndeshjes së nesërme

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi në një konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër ta mbushin pikërisht këtë stadium ku do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës.

 

Ministri Gashi, u shfaq i kënaqur që më në fund pritja për një stadium modern në Prishtinë përfundoi, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në kryerjen e punimeve për këtë stadium.

Ministri Gashi nuk harroi ta falënderoi legjendën e futbollit të Kosovës Fadil Vokrrin emrin e të cilit e mban stadium, ai e cilësoi Fadil Vokrrin si njeriun më meritor për këtë stadium.

Ministri shtoi se shumë shpejt priten të bëhen edhe investime tjera në stadiumin kosovare, e sidomos në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ku synimi do të jetë që ky stadium të kthehet në stadiumet e kategorive të katërt të UEFA-s.

Ndeshja e nesërme ndërmjet Dritës dhe Prishtinës zhvillohet nga ora 20:00.

Të pranishëm në këtë ndeshje do të jenë edhe pjesëtarë të UEFA-s të cilët priten të japin verdiktin final rreth këtij stadium, e i cili pritet të jetë pozitiv dhe më në fund Kombëtarja e Kosovës që nga shtatori mund të zhvilloj ndeshjet e saja si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/

Temat: