Ministri që ka vetëm 467 euro në bankë e në pronësi ka dy kafiteri!
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.
Në bazë të deklarimit të tij, Ismaili ka një banesë të cilën e ka fituar në bazë të kredisë dhe shitjes së një banese tjetër.
Vlera e saj kap shifrën e 135 mijë euro. Gjithashtu në bazë të kredisë Ismaili ka marrë edhe një tokë në vlerë 20 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Ministri i Shëndetësisë ka në pronësi të tij edhe dy kafiteri: Bon Vivant dhe Matisse. Gjithashtu në pronësi të aksioneve të tij Ismaili ka deklaruar edhe një biznes të quajtur ‘Printques’.
Para të gatshme në një prej bankave të Prishtinës, Uran Ismaili ka deklarura se ka vetëm 467 euro.
Të hyrat vjetore për Ismailin arrin shumën 15 mijë e 256 euro nga paga si Ministër i Shëndetësisë kurse nga kafiteria ‘Bon Vivant’ të ardhurat vjetore arrijnë në 6 mijë e 214 euro përderisa Ismaili merr edhe të hyra vjetore nga posti i tij në Kuvendin Komunal të Prishtinës me 195 euro./Indeksonline/
http://www.akk-ks.org/declaration/2018/Qeveria/Ministria_e_Shendetesise/Uran_Ismaili.pdf