16:26 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri serb: Edhe Beogradi është i interesuar të zbulojë vrasjen e Ivanoviqit

Ministri i Brendshëm Serb, Nebojsha Stefanoviç ka thënë se futja e Njësisë Speciale të Kosovës në veri të Kosovës dyshon se nuk ka të bëjë fare me hetimin për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Sipas tij, kjo ka më shumë të bëjë me serbët që jetojnë në atë pjesë të Kosovës, shkruajnë mediat serbe, raporton Indeksonline.

“Është e qartë se shkuarja e Rosu në veri të Kosovës nuk ka të bëjë me zgjidhjen e vrasjes së Ivanoviq, por mbijetesën e serbëve në dhe kjo është një lojë politike”, tha Stefanoviq.

Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje Prishtinës për të informuar Beogradin për zgjidhjen e vrasjes së Ivanoviç.

“Beogradi është i interesuar në zgjidhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ne do të donim të merrnim ndonjë informatë për hetimet. Ata nuk duan të ndajnë informacione me ne, por duhet të bëjnë me instituvcionet ndërkombëtare ose le të dalin publijkisht dhe te ta thonë. Le ta dimë se kush janë akuzuar dhe për çfarë. Le të thonë se ata janë në prag të zgjidhjes së kësaj vrasje”, theksoi ai.

Ai ka shtuar se siguria e serbëve në këtë pjesë po cenohet, duke theksuar se Beogradi po e ndjek situatën./Indeksonline/